Bytyqi: Shqetësuese ideja për vendosjen e deponisë sanitare në fshatin Qylagë të Lipjanit

Prishtinë | 28 Qer 2024 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, nga radhët e PDK-së, Egzona Bytyqi, ka shprehur shqetësimin pas informacioneve se Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të vendosur deponinë sanitare për regjionin e Prishtinës me lokacion në fshatin Qylagë të Lipjanit.

“Një ide e tillë është e papranueshme për ne banorët, e me pasoja afatgjate në aspektin shëndetësor, social dhe ekonomik”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Andaj, ajo ka ftuar të gjithë, pa dallim, duke filluar nga institucionet komunale, për mobilizim kolektiv kundër kësaj ideje.

POSTIMI I PLOTË I BYTYQIT:

VËMENDJE!

Informacionin që morëm sot në Kuvendin Komunal të Lipjanit lidhur me pretendimin qeveritar për të vendosur deponinë sanitare për regjionin e Prishtinës me lokacion në fshatin Qylagë eshtë shumë shumë shqetësues.

Këtë shqetësim e shpreha edhe në fjalimin tim dhe së bashku me grupin e e asamblesë së PDK-së!

Një ide e tillë është e papranueshme për ne banorët, e me pasoja afatgjate në aspektin shëndetësor, social dhe ekonomik!

Andaj, ju ftoj të gjithë, pa dallim, duke filluar nga institucionet komunale, për mobilizim kolektiv kundër kësaj ideje.

Kjo përpjekje për të vendosur deponinë sanitare është në kundërshtim të plotë me Hartën Zonale për Komunën e Lipjanit të aprovuar në vitin 2021 në Kuvendin e Komunës së Lipjanit!

Është gjithashtu në kundërshtim të plotë me planin Hapësinor te Republikës se Kosovës pasi nuk është paraparë me asnjë dokument zyrtar planifikimi i deponisë rajonale në Komunën e Lipjanit.

Kundërshtimin tim e bazova edhe në këto argumente dhe kritere ligjore si:

  1. Deponitë nuk duhet të ndërtohen në zona ku rrezikohen llojet e veçanta të florës dhe faunës;
  2. Deponitë e mbeturinave, veçanërisht ato sanitare, prodhojnë gazra të dëmshëm për mjedisin si metan dhe gazra të tjera, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.
  3. Deponitë nuk duhet të ndërtohen në zona të ujësjellësit dhe aty ku ka ujëra nëntoksore;
    Në zonat ku planifikohet të vendoset deponia e mbeturinave, duhet të jetë largë shtëpive të banimit për të paktën 1000 metra dhe largë shtratit të lumit për të paktën 500 metra;
  4. Afërsia me parkun industrial në Qylagë, thjeshtë do ta penalizojë punën e tyre, e nuk do
    të jetë atraksion për ardhjen e bizneseve tjera.

Në përgjithësi, ardhja e një deponie të tillë do të ndikojë negativisht në jetën normale të banorëve të fshatrave Qylagë, Magurë, Dobrajë e Madhe, Ribar i Madh, Blinajë, Poturovc, etj.

JO, DUHET TI THEMI TË GJITHË !


Lipjan më 28.06.2024!

Të ngjashme