Bytyqi takohet me ministren e Arsimit të Shqipërisë, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar sot në Tiranë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet në arsim dhe shkencë mes dy vendeve.

Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar deri më tani, ndërsa theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në shumë segmente.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Shahini u pajtuan se një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë që të dy shtetet të ofrojnë arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.

Të ngjashme