Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e arsimit në këtë komunë.
Ai k mbështet iniciativën e Kastratit për të filluar një reformë të thellë në arsim në këtë komunë.
Ky është postimi i plotë i Bytyqit në faqen e tij në Facebook:
Me kënaqësi prita sot në takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, me të cilin bisedova për zhvillimet në sektorin e arsimit në këtë komunë dhe angazhimet e përbashkëta për një arsim më cilësor.
Nga afër u njoftova rreth iniciativës së komunës së Kamenicës për të filluar një reformë të thellë në arsim në këtë komunë, e të cilën e mbështeta parimisht, si çdo reformë apo nismë tjetër që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Gjatë këtij takimi, theksova rëndësinë e bashkëpunimit me komunën e Kamenicës dhe me të gjitha komunat, me qëllim që të kemi një arsim cilësor kudo në Kosovë.
Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që të përmirësoi dhe zgjeroi infrastrukturën shkollore sipas nevojave dhe mundësive buxhetore, për të krijuar një ambient të mirë për mësimdhënie e mësimnxënie, si dhe do të përkrahë çdo proces apo iniciativë që për synim ka të mirën e fëmijëve tanë.