Bytyqi uron Pashkët Ortodokse: Kjo ditë sjellë frymën e solidarizimit tek njerëzit

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook ka uruar Pashkët Ortodokse.

Bytyqi është shprehur se kjo ditë sjell frymën e solidarizimit, mirësisë dhe paqes, si dhe sakrificën në të mirë të njerëzimit.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë feste, për të gjithë shqiptarët ortodoks kudo që jetojnë dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë ortodoks, uroj më të mirat në familjet dhe jetën e tyre!

Kjo ditë sjellë ndër ne frymën e solidarizimit, mirësisë dhe paqes, si dhe sakrificën në të mirë të njerëzimit. Këto vlera të qytetërimit na përcjellshin kudo dhe kurdo!

Për shumë mot Pashkët!?

Të ngjashme