Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka uruar studentet për ratifikimin e marrëveshjes “Erasmus +”.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Ratifikimi i kësaj Marrëveshje është një lajm shumë i mirë për faktin se hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët, të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.