Bytyqi vazhdon takimet nëpër fshatrat e Suharekës, premton të jetë zëri i tyre në Kuvend

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Bytyqi, ka mbajtur takime me banorët e fshatrave Mohlan, Papaz dhe Semetishtë të Suharekës.

Bytyqi u zotua se do të jetë zëri i secilit prej tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Dua që të ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të frytshëm me strukturat dhe banorët e fshatit Mohlan. Do jem zëri juaj në secilën rrethanë”, ka shkruar Bytyqi.

“Ata që mendojnë në mënyrë konstruktive duan të dëgjojnë për detajet , kështu ishin banorët e fshatit Papaz. Unë mbështetem në mbështetjen tuaj! Faleminderit përjetësisht”.

“Do të vazhdojë të jem zëri mbështetës i fshatit Semetisht dhe i të gjithë qytetarëve të Suharekës. Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen e bashkëvendësve të mi”, ka theksuar Bytyqi.

Bytyqi mban numrin 83 në listën zgjedhore të Aleancës.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 13 people, people standing
Image may contain: 2 people, people sitting, beard and indoor

Të ngjashme