Nicolo Barella është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Itali dhe jo vetëm. Mesfushori i talentuar italian, ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Cagliarin në Serie A.
E falë paraqitjeve të mira, skuadrat e mëdha italiane kanë kthyer sytë nga ai. Inter, Juventus, Milan e Napoli janë duke insistuar për ta transferuar mesfushorin qendror.
Skuadra aktuale e Barellas, Cagliari tanimë ka vendosur që ta lë të lirë yllin e tyre të largohet. Tani klubi nga Sardegnia i ka vendosur edhe çmimin e largimit lojtarit dhe po duan 50 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse skuadrat e mëdha italiane do të jenë në gjendje të shpenzojnë 50 milionë për mesfushorin 21-vjeçar. Barella ka kontratë me Cagliarin deri në verën e vitit 2022.