Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Ckaja, pas takimit që pati në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, adresoi problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sot, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, paraqitëm hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që kemi biseduar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tiranë e në Prishtinë.
Cakaj, përmes ‘Facebook’-ut, ka njoftuar se deputetëve të Listës së Luginës së Bashkuar, i është hapur rruga për të paraqitur shqetësimet e tyre në OSBE.
Ai ka paralajmëruar për ngritje të shqetësimit të problemit të Luginës së Preshevës edhe në një qendër tjetër evropiane.
Njoftimi i plotë:
Pas këtij takimi, është hapur rruga që këtu të vijnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.
Takime të kësaj natyre janë vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar për këtë çështje. Në fakt, çdo institucion ndërkombëtar me përfshirje në këtë çështje do të vihet në dijeni për këtë problem jashtëzakonisht të madh për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë.
Tani, nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës.