Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Sipas tij, Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2671292636473694/?type=3
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme