Gent Cakaj, ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e OSBE-së, Miroslav Lajçak foli për protestën e së dielës.
Zoti Cakaj dha se dhuna e opozitës nuk i kontribuon integrimit të Shqipërisë në BE, ndonëse vendi ka bërë progres në reforma.
“Dhuna në protestat e opozitës, nuk i kontribuon integrimit. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme. Është çështje rregullative aktive, që përcaktojnë karakterin e vetë zgjedhjeve në Shqipëri.
Vërtetë raporti i fundit i Komisionit specifikon se vetë Shqipëria ka nevojë të përcaktojë një status për të ardhmen evropiane. Sfida jonë ta përkthejmë vlerësimin e Komisionit në vullnet politik”, tha kryediplomati shqiptar. /Telegrafi/