Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video telefonatë me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq. Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.
Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, shkruan VizionPlus.