Cakaj me homologët e vendeve baltike: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka biseduar sot me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Cakajt, gjatë bisedimeve është nënvizuar se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues, njofton Klan Kosova.

“Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, ka shruar Cakaj në Facebook.

“Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë”.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij:

Me Ministrat e Jashtëm të vendeve baltike, sot biseduam edhe për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Nënvizuam dy gjëra me rëndësi:

➡️ Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

➡️ Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë.

Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë.

Të ngjashme