Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të OSBE-së, ka zhvilluar një takim me ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker.
Cakaj ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gatishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.
“Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.