Cakaj takohet me Hahnin, flasin për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Gent Cakaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë është takuar komisionarin e BE-së, Johanes Hahn.

“Diskutim i mirë me Johanes Hahn. Nënvizuam arritjet thelbësore të Shqipërisë në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe kontributin tonë në stabilitetin rajonal”, ka shkruar Cakaj në profilin e tij në Facebook.

“Mirëpritëm mbështetjen e tij për të kundërshtuar dhe rezistuar çdo përpjekje për të destabilizuar dhe minuar progresin tonë drejt fazës tjetër të anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme