Cakaj: Të trishtuar thellë dhe të tronditur për rrëzimin e avionit ukrainas

| 08 Jan 2020 | 14:28 | Nga

Cakaj është shprehur se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shprehur sot trishtim të thellë për rrëzimin e avionit ukrainas pranë Teheranit, nëpërmjet një reagimi në twitter, transmeton lajmi.net.

Cakaj është shprehur se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Të trishtuar thellë dhe të tronditur ndërsa mësuam rrëzimin e avionit ukrainas afër Teheranit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, ka theksuar Cakaj. 

Të ngjashme