Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se përfaqësuesit e mediave që janë akredituar dhe kanë distiniktivët e lëshuar nga KQZ-ja, e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit.
“Çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin, përpos në rastet kur cenohet fshehtësia e votës, paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor. Në vend të udhëzimeve të tilla për mediat, KQZ-ja do të duhej të merrej me stafin zgjedhor, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk bartin maska dhe nuk përfillin procedurat për votim në kushte pandemie – që përbëjnë shkelje të masave në fuqi”, ka shkruar Cakolli në rrjetin social Facebook.