Cakolli: Nëse vazhdohet me raunde tjera pa përmbushje të kuorumit është shkelje e rendit kushtetues

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu lejoi votimin për president, pa kourum të mjaftueshëm.

Ai tha se çdo përpjekje për të vazhduar me raunde tjera ësshtë cenim direkt i rendit kushtetues.

“Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë e së paku 80 deputetëve – e cila është dashur të verifikohet përmes votimit për pjesëmarrje (sikur në seancën e 5 marsit) – përbën shkelje të pastër kushtetuese”.

“Çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues”, ka thënë ai. 

Të ngjashme