Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me diskutimet për natyrën detyruese të afateve të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.

Cakolli ka theksuar se Kushtetuta përmban së paku 40 afate dhe kufizime kohore operative, ndërsa vetëm për tetë prej tyre përcakton shprehimisht pasojën konkrete juridike në rast të mosrespektimit apo tejkalimit të afatit.

“Sipas logjikës që po e dëgjojmë së fundi, a i bie që 80% e afateve kushtetuese nuk qenkan detyruese, e rrjedhimisht mosrespektimi apo tejkalimi i tyre nuk paraqet asnjë problem?”, ka shkruar Cakolli.

Të ngjashme