Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e parë do të mbahet në datat 12 dhe 19 qershor, ndërsa në afatin e dytë do të mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të MASh-it.
Ministrja Nagavci po ashtu ka marrë vendim që nxënësit e nivelit parauniversitar të shkojnë në pushim një javor duke filluar nga 6 prilli.