Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Greqi

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Greqi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Gjyqtari francez, François Letexier do të ndajë drejtësinë në këtë takim mjaft të rëndësishëm për “Dardanët” me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni, shkruan Gazeta Express.

Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.

Kjo ndeshje zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë në po të njëjtin stadium, Kosova e pret Spanjën.

Të ngjashme