Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është nënshkruan kontrata për ndarjen e lokacionit të ndërtimit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik.
Kontrata u nënshkrua mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.
”Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, thuhet në statusine Kryetarit.