Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për tre vepra penale në Pejë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për tre vepra penale ndaj të pandehurit XH.T.

Më datë 02 gusht 2018 rreth orës 10:30 në Pejë, i ka shkaktuar lëndime trupre të miturit D.B, duke e sulmuar fizikisht, me arsyetimin se xhaketa e firmës “Adidas” ishte pronë e tij. Pas sulmit viktimës i humbë vetëdija, duke i shkakuar lëndime trupore.

I njejti me datën 06 maj pas mesnatës, ka kontaktuar me stacionin e Policisë në Pejë duke bërë lajmërim të rremë për tre herë radhazi, kinse në lagjen “Kapeshnica”, është djegur një shtëpi dhe se në të ka fëmijë brenda. Më pas i ka kontaktuar përsëri policinë dhe ju kishte thënë se është tallur, njofton Gjykata Themelore në Pejë.

XH.T para njëkohe poashtu është arratisur nga Stacioni i Policisë në Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme