Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka caktuar të dielën mbajtjen e seancës fillestare të Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e kësaj Gjykata, Mirlinda Gashi, teksa ka shtuar se seanca do të fillojë në ora 09:30, në Prishtinë.
Dje është varrosur Liridona Murseli, e cila ishte vrarë tri ditë më parë në Prishtinë dhe vetëm pas pak orësh Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e të ndjerës.