Caku në shkollë

Mësuesja pyet Cakun në klasë:
– Mësuesja: “Caku, nëse unë të jap 2 mace, pastaj 2 mace të tjera dhe në fund edhe 2 të tjera, sa mace bëhen gjithsej?”
– Caku: “7, mësuese!”
– Mësuesja: “Jo Caku, dëgjo me vëmendje. 2 mace + 2 mace + 2 mace, sa bëjnë?”
– Caku: “7!”
– Mësuesja (e mërzitur): “Okej, po e ndryshojmë pyetjen. Nëse të jap 2 mollë, pastaj 2 mollë dhe në fund 2 mollë, sa bëhen?”
– Caku: “6!”
– Mësuesja: “Shumë mirë! Tani po kthehemi te macet. 2 mace + 2 mace + 2 mace, sa bëjnë?”
– Caku: “7!”
– Mësuesja (e nevrikosur): “Po pse 7 o Caku?!”
– Caku: “Po sepse një mace e kam unë në shtëpi, mësuese!”

Të ngjashme