Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, ka zhvilluar takim në Prishtinë me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Calavera po qëndron për vizitë në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike.
Ajo është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe pas takimit ka thënë se liberalizimi i vizave mund të bëhet realitet për kosovarët nëse punohet në këtë drejtim.