Hakan Calhanoglu si duket po largohet nga Milani në verë, destinacioni i tij sipas të gjitha gjasave është Juventusi.
Sky Sport Italia raporton se mesfushori turk ende nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin, i cili ofron një marrëveshje të re me vlerë 4 milion euro në sezon.
Lojtari thuhet se dëshiron 5 milion euro në vit pa shpërblime, por Rossonerët nuk po e rrisin ofertën e tyre.
Nëse Calhanoglu nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund të largohet nga Diavolo në një transferim falas këtë verë dhe thuhet se Juventusi do t’i jap atij një mundësi në ‘Alianz’.
Por Arsenali dhe Chelsea thuhet se po ndjekin situatën në Milanello dhe mund të futen në ndjekje të lojtarit.