California lëshon urdhrin e “qëndrimit në shtëpi” në mbarë shtetin

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Kalifornia ka lëshuar për banorët një urdhër “qëndrimi në shtëpi” ndërsa përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit në të gjithë shtetin më të populluar amerikan.

Guvernatori Gavin Newsom u tha kalifornianëve se ata duhet të largohen nga shtëpitë e vetëm kur të jetë e nevojshme gjatë pandemisë.

Ai më parë vlerësoi se më shumë se gjysma e 40 milionë njerëzve në shtetin e tij do të merrin Covid-19 në vetëm dy muajt e ardhshëm.

Virusi ka marrë jetën e  205 personave në Amerikës  dhe ka infektuar më shumë se 14,000, raporton BBC.

Në botë, gati 250,000 pacientë kanë dalë pozitiv me virusin, kurse më shumë se 10,000 kanë vdekur.

Të ngjashme