“Çamëria” nderon me mirënjohje Fatmir Limajn

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 11:38 | Nga

Shoqata Çamëria i ka ndarë një mirënjohje kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në Tiranë të pranoja mirënjohje nga Shoqata ‘Çamëria’. Ky është një nder i madh për mua”, ka thënë Limaj.

“Është koha tani që në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi”.

“Natyrisht, ne të gjithë presim që gjatë bisedimeve, Shqipëria dhe Greqia ta përmbyllin edhe këtë çështje duke i respektuar të drejtat e njeriut”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme