Camila Cabello dhe Shawn Mendes dukeshin si një çift përrallash në premierën e “Cinderella” në Muzeun “Vizcaya”, në Miami, të mërkurën.
Performuesja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj, 23 vjeç, nuk mund ta fshihnin kiminë e tyre, teksa u panë duke folur dhe duke qeshur ndërsa pozonin për disa fotografi para se këngëtari i “Stitches” të dilte anash për ta lënë të dashurën e tij të shijonte vëmendjen.
Cabello kishte veshur një bluzë të bardhë pa mëngë që shfaqte një pjesë të tonifikuar të belit, ndërsa kalonte kohë në premierën e filmit. Ylli i hitit “Havana” gjithashtu kishte veshur një fustan të gjatë të verdhë.