Pop yjet Camila Cabello dhe Shawn Mendes si duket kanë konfirmuar romancën e tyre me një puthje.
Këngëtari kanadez i hodhi poshtë thashethemet rreth lidhjes derisa po bisedonte me fansat fundjavën e kaluar, por Camila e ndezi interesimin duke folur për partnerin e saj të duetit Senorita në një intervistë të re – dhe tani çifti është parë duke u puthur gjatë një dreke në San Francisco të Kalifornisë.
Në një video të re, e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, Shawn e përqafon Camilën para se ta puthte atë në buzë, shkruan KOHA Ditore.
Thashethemet rreth romancës filluan pasi Cabello u nda nga i dashuri i saj, Matthew Hussey, pak para publikimit të videoklipit të saj të ri “të nxehtë” me Mendes.
Puthja e çiftit erdhi në të njëjtën ditë kur singli Senorita arriti në krye të top listës britanike të muzikës pop.
Cabello kohët e fundit ka thënë për revistën Clash se e ka një miqësi të veçantë me Shawn, duke shpjeguar, “Kurrë nuk kam pasur shumë miq. Gjithmonë i kam pasur vetëm disa njerëz në jetën time të cilëve u besoj. Ndihem sikur është shumë e rrallë ta takosh dikë në këtë industri dhe ta gjesh një person të asaj cilësie, dhe ndihem sikur Shawn është ai person për mua.
“Unë thjesht i besoj atij, dhe pa marrë parasysh nivelin e intensitetit që ai e ka në karrierën e tij ose që unë e kam, ai është thjesht normal, dhe kjo është shumë e rrallë dhe e çmuar ta gjesh në këtë industri… Është një ndjenjë vërtet e bukur ta dish se ky person gjithmonë do të jetë në jetën time, gjithmonë do ta duam njëri-tjetrin.”