Camila Cabello i ka dhuruar 10,000 dollarë për një projekt në GoFundMe për kampionin e pastrehë të shahut.Këngëtarja e hitit Havana u prek kur e lexoi historinë e refugjatit tetëvjeçar nigerian Tanitoluwa Adewumi dhe vendosi të hulumtojë më tej për ta ndihmuar të riun dhe familjen e tij që ta gjejnë një shtëpi.
Tani, i cili u largua nga veriu i Nigerisë me familjen e tij në vitin 2017 për të ikur nga terroristët e Boko Haram, është bërë gjeni i shahut në New York dhe kohët e fundit u kurorëzua si kampioni shtetëror i shahut në kategorinë e tij. Ai jeton në një strehimore në Manhattan
Llogaria GoFundMe u krijua për ta ndihmuar të riun që ta realizojë ëndrrën e tij të shahut, duke e financuar një jetë më të mirë për familjen e tij.
Tani u profilizua në “The New York Times” javën e kaluar dhe tani mbledhja e fondeve më shumë se e ka trefishuar synimin e vet origjinal prej 50,000 dollarëve, shkruan KOHA Ditore.
Cabello e bëri donacionin e saj privat të hënën. Në kohën kur u shkrua lajmi, iniciativa i kishte mbledhur mbi 176,000 dollarë për vetëm tre ditë.