Mesfushori i Borussia Dortmundit, Emre Can ka treguar se kishte refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit.
“Unë kisha tri oferta vetëm nga Premier League, përfshirë nga Manchester Unitedi. Por, nuk mendova në asnjë moment t’i bashkohem Unitedit për shkak të kaluarës sime me Liverpoolin”, ka treguar Can për revistën gjermane “Kicker”.
Can iu bashkua Dortmundit në janar nga Juventusi. Mesfushori 26-vjeçar në pesë ndeshje në Bundesligë ka realizuar një gol.