Canaj: Gjermania, gjithmonë ka qenë partner i rëndësishëm i Kosovës, e ka humbur durimin

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Analisti Blerim Canaj e vlerëson si alarm shqetësues për Kosovën, deklaratën e të dërguarit gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

Ai ka thënë se siç duket Gjermania e ka humbur durimin me Kosovën edhe pse ajo deri më tani ka qenë shtyesja më e madhe e shtetit tonë.

“Është një llojë humbje e durimit apo para humbjes së durimit. Gjermanët huhet se janë të durueshëm, por kur vjen te puna nuk janë edhe shumë të durueshëm”.

“Gjermaninë si shtet e kemi pasur gjithmonë afër vetes, në çdo proces. Kur kemi pasur nevojë, sidomos në organizatat ndërkombëtare, ajo ka lobuar për ne. Por siç duket ajo e ka humbur durimin”, tha Canaj në Kanal10.

Të ngjashme