Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se Serbia “kurrë s’do ta pranojë se e ka pranuar Kosovën, ndonëse do ta bëjë këtë”.
Çanak në emisionin “Aritmija” në “RTV Podgorica” është pyetur nëse Serbia do t’i vë sanksione Rusisë. Çanak është shprehur i bindur se po.
“Do t’i vë sanksione. Është sikur edhe me Kosovën. Serbia kurrë nuk do ta pranojë se e ka pranuar Kosovën. Të gjitha tjerat do të pranojë, por që e ka pranuar Kosovën kurrë nuk do ta pranojë. Njëjtë do të ndodhë edhe me sanksione. Nuk do ta pranojë se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por do të vendosë”, ka thënë Çanak.
Çanak ka thënë se është lajm i mirë që është arritur një pajtim për Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nenad Čanak 06.03.2023 Aritmija Tamare Nikčević@XXLTulip i @tamaranikcevic🎯
— Sfinga (@Sfinga02) March 6, 2023
Srbija nikad neće priznati da je priznala Kosovo! pic.twitter.com/RkHLEbrYOz