Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barçën

| 03 Gus 2023 | 12:22 | Nga

Joao Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Për këtë është i sigurt eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas gazetarit sportiv italian, trajneri Xavi Hernandez e donte lojtarin qysh në janar, kur megjithatë lojtari përfundonte në Bayern Munich, ku qëndroi për gjysmë sezoni në formë huazimi.

E tash, trajneri spanjoll e ka përsëri prioritet mbrojtësin e djathtë portugez.

Tash, Barçës i takon të diskutojë me Manchester Cityn për transferimin eventual të përfaqësuesit portugez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Kampioni i Spanjës dëshiron ta shesë fillimisht Ousmane Dembelen në Paris Saint-Germain dhe me një pjesë të atyre parave ta transferojë Cancelon, i cili është në pritje të marrëveshjes mes klubeve

Të ngjashme