Fabio Capello i ka akuzuar gjyqtarët italian për simulimin e sulmuesit të Italisë, Ciro Immobile, derisa ka thënë se Spanja “luan futboll të ngadalshëm” kurse ka lavdëruar Anglinë për arritjen në gjysmëfinale
Ish trajneri i Anglisë ka folur për kampionatin e Euro deri me tani, me Italinë që do të përballet me Spanjën dhe Anglia luan kundër Danimarkës në gjysmëfinale. Capello është i impresionuar me Tre Luanët e Gareth Southgate dhe ka theksuar se stili i tyre “agresiv” është çelësi i suksesit të tyre. “Ata po ja dalin mirë”, tha Capello për Corriere della Sera në lidhje me Anglinë. “Ata janë kompakt, luajnë futboll të kujdesshëm në mbrojtje dhe mesfushë”.
“Ata janë agresiv dhe vrasës në ndërprerje. Kundër Ukrainës ata shënuan dy gola nga ndërprerjet dhe tre gola me kokë. Ata i vlerësoj lartë, janë në momentin e tyre më të mirë”.
“Në krah ata kanë lojtarë të shpejt. Southgate e ka kuptuar që vazhdimi me një vijë mbrojtëse që tërhiqeshin kur e kishin topin nuk solli rezultat. Tani kanë dy mbrojtës që shkojnë në sulm dhe sulmojnë kur e marrin topin”.
“Të mos pësosh gol është një tjetër mentalitet i tyre i ndryshuar. Pasta, portier Pickford mund të luajë mirë me këmbët e tij. Kjo është një armë tjetër e tyre”.
Ish trajneri e ka paralajmëruar Italinë për “adaptimin” e stilit të lojës së tyre si Spanja.
“Mos t’ju zë gjumi. Spanja luan futboll të ngadalshëm”, ka vazhduar ai. “Nëse i adaptoheni stilit të tyre, rrezikoni të vuani. Spanja ka kualitete të larta teknike dhe mban topin për mrekulli. Për t’ju kundërpërgjigjur kësaj karakteristike, ne kemi nevojë për shpejtësi dhe qartësi kur e fitoni topin. Italia ka nevojë për një ristart të menjëhershëm dhe për sulme të shpeshta”.
“Ne kemi kualitet por aty është mbrojtja spanjolle që ka qenë e pamposhtur deri me tani”.
Sulmuesi i Lazios, Immobile ka qenë i kritikuar për simulimin e tij para golit të parë të Italisë kundër Belgjikës, kur ai u rrezua dhe kërkonte penallti para se Nicolo Barella të shënoi dhe ta festojë golin e parë.
“Nuk e fajësoj lojtarin”, tha Capello. “Përgjegjësia e parë bie në gjyqtarët italian. Ata janë mësuar me këtë dhe pastaj pse mos ta bëjnë? Natyrisht, ai nuk është i ndershëm sipas etikës së sportit. Gjyqtarëve të Italisë i mungon aftësia për të kuptuar nëse kjo është fallco, një lëvizje jo e mirë”.
“Ata vazhdojnë që të referojnë ndërhyrje të vogla, për shkak se ata dëshirojnë ta kenë ndeshjen nën kontroll, por ndeshja duhet të luhet. Është çështje personaliteti. Një tjetër problem është se ata gjykohen vetëm nga gjyqtaret; ne duhet të zgjerojmë publikun. Është si prokurori i cili është edhe gjykatës, gjë që nuk është gjë e mirë”.