Capital T, Dardan Berisha dhe Majk argëtohen së bashku në klubet e natës në Prishtinë

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Reperët Capital T dhe Majk janë dy prej reperëve më të pëlqyer të estradës.

Ata kanë treguar se ruajnë një miqësi të mirë mes vete, teksa kanë realizuar së bashku dy bashkëpunime shumë të suksesshme: “Asnjoni” dhe “Pasha jetën”.

Por duket se mik shumë i veçantë i tyre është edhe basketbollisti i njohur, Dardan Berisha.

Kjo pasi treshja në fjalë kanë dalë së bashku e janë dëfryer deri në orët e vona në një nga klubet e natës në kryeqytet.

Basketbollisti i Z Mobile, i cili para pak ditësh festoi ditëlindjen e 30-të, duket të ketë një raport shumë të mirë me reperët shqiptarë.

Ishte Capital T ai i cili ndau me ndjekësit e tij në Instagram imazhe nga nata e mbrëmshme, ku tregonte çastet e lumtura që po kalonte në mesin e shoqërisë.

I njëjti, së fundmi publikoi projektin e tij të ri muzikor me titull “Bomba: – këngë e cila u prit mirë nga fansat e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme