Cardiff City do t’i duhet të paguajë shifrën prej 6 milionë eurove Nantesit për Emiliano Salan.
Një panel i FIFA-s u mblodh për të vendosur kështu pasi dy klubet s’kishin arritur marrëveshje për pagesën.
Sulmuesi argjentinas, që ishte 28-vjeçar, kishte vdekur teksa po udhëtonte nga Franca për t’iu bashkuar klubit të tij të ri.