Jean Agostinho da Silva, braziliani i njohur si Jean Carioca, për dy vite qëndrimi te Kukësi fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
“Kam qenë shumë i suksesshëm. Luajta thuajse 100 ndeshje dhe ishte një përvojë e mrekullueshme te Kukësi”, thotë 30-vjeçari, shkruan sot Koha Ditore.
Sukseset e njëjta synon t’i arrijë edhe me Ferronikelin nga Drenasi.
Mesfushori ofensiv është i njohur për lëvizjet që ka bërë gjatë karrierës. Ferronikeli është klubi i 16-të i tij nga viti 2006 kur edhe debutoi si senior.
E nisi karrierën te Tigers do Brasil. Luajti edhe për CRB, Portiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueirense, Skoda Xanthi, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Terze, Kukësi dhe URT.