Carla Del Ponte: Kur po e hetoja Ramush Haradinajn, më thirri në telefon Madeleine Albright

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, në një intervistë për mediumin gjerman “Der Spiegel“, ka treguar një rast kur ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e kishte telefonuar për t’i thënë “ke kujdes” me hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

E pyetur drejtpërdrejt nëse politikanët amerikanë i thanë që të mos i hetonte kosovarët, Del Ponte përmendi një rast kur Albright, siç thotë, i kishte kërkuar të bënte kujdes.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me (ish-komandantin e UÇK-së Ramush) Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”, tha Del Ponte.

Ajo foli edhe për ndjekjen penale të kasapit të Ballkanit, ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende e panë presidentin te ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshmitë e tyre”, tha Del Ponte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme