Carovska: Maqedonia fuqishëm mbështet integrimin e romëve

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e ka përmirësuar integrimin e bashkësisë së romëve, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe më fort do të punoj për uljen e hendekut në mes romëve dhe bashkësive tjera në vend. Kjo shikohet edhe nëpërmes një artikulli të veçantë për romët në Buxhet, për mjetet të cilat janë dedikuar për katër fusha të rëndësishme, arsim, punësim, banesa dhe shëndetësi, tha Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska sot gjatë prezantimit të raportit për romët në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia është njëra nga vendet e para e cila është qasur në proceset rajonale për planifikimin dhe marrjen e masave konkrete për përgatitjen e strategjisë për romët dhe planeve aksionale kombëtare, por është edhe anëtare e iniciativës së integrimit të romëve të 2020”, tha Carovska.

Nga viti 2009 deri më sot për projektet dhe qëllimet për strategjinë e romëve janë ndarë gjithsej 5.7 milionë euro, ose 630 mijë euro në nivel vjetor.

Ngjarja ka qenë e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe integrimit të romëve 2020.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme