Real Madridi mund të mbetet për pjesën tjetër të këtij edicioni pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajalin.
Carvajal u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat dhe pritet që mos të kthehet në fushë këtë edicion.
Ai lëndoi muskulin e këmbës dhe ky është lëndimi i tij i katërt muskular këtë edicion. Në sajtin zyrtar të Real Madridit, ka shkruar se Carvajal pritet të mungoj por nuk e kanë cekur periudhën e mungesës së tij.
“Pas testimit të fundit është konstatuar se Dani Carvajal ka lënduar muskulin e këmbës dhe rikuperimi i tij do të monitorohet vazhdimisht”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Realit. Carvajal 29-vjeçar këtë edicion ka vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat ku ka asistuar katër herë.