Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk e ka pranuar ankesën e 47 atletëve dhe trajnerëve rusë për t’i lejuar ata të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Rusët argumentuan se janë përjashtuar padrejtësisht nga Lojërat Olimpike prej Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton Express.
Zëvendëskryeministri, Vitaly Mutko, ka thënë se vendimi është i kuptueshëm por zhgënjyes.
Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në këto lojëra për shkak të dopingut.
Megjithatë, 169 rusë do të garojnë si të pavarur.
Vendimi i CAS u mor vetëm pak orë para ceremonisë hapëse të së premtes.