CAS rrëzon ankesën e FFK-së: Largimi nga fusha ndaj Rumanisë ishte i paarsyeshëm

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë një “goditje” të hënën nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

CAS ka rrëzuar ankesën e FFK-së kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s.

Sipas vendimit të publikuar të hënën, CAS-i vlerësoi se ndërprerja e ndeshjes me Rumaninë ndodhi për shkak të largimit të njëanshëm të lojtarëve të Kosovës nga fusha, pa udhëzim të gjyqtarit.

Edhe pse paneli pranoi se brohoritjet ndaj Kosovës ishin të papranueshme, ato nuk justifikojnë ndërprerjen e ndeshjes. Ankesa u rrëzua dhe vendimi i UEFA-s u konfirmua.

Të ngjashme