Iker Casillas, portieri i Portos, i ka thurur lavde legjendës së Juventusit, Gianluigi Buffon. Spanjolli mendon se reprezentuesi i Italisë është një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave
“Mendoj se futbolli italian nuk do të ketë një tjetër portier si ai. Në Evropë dhe në botë, ai është konsideruar si një nga më të mirë të të gjitha kohërave”, ka deklaruar Casillas për faqen e UEFA-së.
Casillas dhe Buffon shpesh kanë qenë kundërshtarë. Por, edhe javën e ardhshme të dy portierët do të përballen në Ligën e Kmapionëve në ndeshjen mes Portos dhe Juves.
“Ne të dy kemi fituar shume dhe kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit. Rivaliteti ynë ka qenë i shëndosh dhe me të vërtetë e vlerësojmë njëri-tjetrin”, ka theksuar Casillas, i cili tregon se është inspiruar gjithmonë nga Buffon. /Express/