Në një lidhje direkte në Instagram, ish-portieri legjendar Iker Casillas e pranoi se ai ia kishte marrë borxh 5000 pezeta (që sot vlejnë rreth 30 euro) ish-bashkëlojtarit të tij, Fernando Hierras.
Labi Champion, shok i Iker Casillas dhe shumë futbollistëve të tjerë spanjollë, foli me portierin dhe me Fernando Hierran në lidhje në Instagram dhe aty i treguan disa histori nga koha kur kishin luajtur bashkë, transmeton Gazeta Express.
Historia që mori më së shumti vëmendje ishte ajo kur Casillas ia kishte marrë borch 5000 pezeta Hierros.
Kur Casillas kishte qenë duke i provuar disa kostume për udhëtimet me ekipin e parë të Real Madridit, atëherë kur sapo kishte hyrë në ekipin e parë, Hierro dhe delegati i klubit Chendo e kishin marrë me vete.
Pas kësaj, Casillas ishte dashur të kthehet në shtëpinë e vet dhe Hierro ia kishte huazuar 5000 pezeta për një taksi, pasi që për të kishte qenë ende shumë herët për të vozitur.
“Unë pikërisht atë gjë e bëra. E mora një taki dhe shkova në shtëpi”, tha Casillas.
“Por, pastaj ata më ngacmonin kinse unë kisha shkuar në shtëpi me tren, por i kisha mbajtur paratë për vete”.
“Që nga atëherë, unë ia kam kthyer ato 5000 pezeta”.