“Maje” është titulli i këngës së re, të cilën e ka sjellë të shoqëruar me videoklip artistja e njohur si CatyLeya.
Chipsi dhe Blero Muharremi janë kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa kantautori i njohur është producent i projektit.
Videoja muzikore është realizuar nën regjinë e Ramadan Bejtës, ndërsa vet këngëtarja e ka shkruar tekstin.
CatyLeya, emri i vërtetë i të cilës është Besmire Morina, jeton dhe vepron në Itali.
Ajo është 20 vjeçare, ndërsa në skenën muzikore vepron nën menaxhim të Bleros, me të cilin ka kontratë njëvjeçare.