Deputeti Driton Çaushi, në emër të Grupit Parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur, ka thënë se nuk shpreson që çështja e të pagjeturve do të zgjidhet, raporton Ekonomia Online.
Çaushi ka theksuar se kjo çështje duhet të jetë kusht në bisedimet me Serbinë dhe sipas tij Qeveria e Ramush Haradinajt e ka rastin të trajtojë këtë çështje.
“Unë nuk kam shpresë që do të ketë ndryshim në këtë çështje, është thënë shumë nuk është bërë asgjë, i them Qeverisë Haradinaj se ka rastin në dorë për herë të parë të dalin ta trajtojnë këtë çështje me peshën dhe barrën. Kjo çështje duhet të jetë kusht në bisedimet e Brukselit”.