Edison Cavani dhe Thigao Silva thuhet se po e mendojnë largimin nga Paris Saint-Germian në verën e vitit 2020.
Kontrata e dy lojtarëve skadon në fund të këtij sezoni dhe ata dëshirojnë të fillojnë aventura të reja.
Sulmuesi uruguaian tashmë e di se nuk është më i dëshiruar në skuadër, sidomos pas arritjes së Mauro Icardit në këtë verë nga Interi.
Argjentinasi do të jetë sulmuesi kryesor i parisienëve, andaj Cavani dëshiron të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Në anën tjetër, Silva ka bërë disa herë me dije se koha e tij te PSG-ja po shkon drejt fundit dhe dëshiron të rikthehet në vendlindjen e tij që ta mbyll karrierën atje.