Cavani në Inter, Zapata në Atletico Madrid

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Duvan Zapata ka ndihmuar Atalantan që të bëhet e madhe në dy sezonet e fundit falë forcës fizike dhe nuhatjes së tij për golin.

Megjithatë, nëse do të vinte oferta e duhur, ai do të mund të pasuronte arkat e klubit.

Presidenti Percassi kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij, por kjo nuk i ka frikësuar klubet që interesohen për kolumbianin.

Një nga këto skuadra është Atletico Madrid, që ka kthyer sytë nga ylli i bergamaskëve pasi Edinson Cavani ka bërë të ditur se do të preferonte një transferim tek Inter-i.

Sipas Sport Mediast, trajneri Simeone shikon tek ai karakteristikat e qendërsulmuesve që e kanë ndihmuar të ketë sukses në drejtim të Colchoneros.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit, pavarësish një pjese të parë  të sezonit të kushtëzuar nga një dëmtim që e ka mbajtur larg fushave për 3 muaj, Zapata ka arritur të lërë shenjë me zikaltrit në Itali dhe Evropë.

11 gola në 15 ndeshje të kampionatit dhe 1 në 4 të Champions League. Një garanci që pëlqehet shumë edhe jashtë Italisë.

Të ngjashme